Pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor, në qytetarët që e përjetuan atë ka pasur ndjenja ankthi, frike dhe stresi.
Ka shumë mënyra se si kjo mund të shpjegohet, duke nisur që nga lëkundjet e vetë tërmetit, e deri tek trauma psikologjike që ky fenomen mund të shkaktojë.
Që në orën 08.00 të datës 26.11.2019, pra vetëm pak orë pas tërmetit që tronditi vendin, Urdhri i Psikologut ka nisur menjëherë organizimin e punës në terren, fillimisht në Durrës, qytetin më të prekur nga katastrofa. Më pas puna u shtri në Thumanë e qendra të tjera ku u mblodhën të dëmtuarit.
“Aktualisht jemi shtrirë në një rreze gjeografike prej 13 qytetesh dhe një mori komunash ku ka patur apo janë vendosur të dëmtuar” shkruan në njoftim Urdhri i Psikologut.
Koordinatori i Qarkut Durrës Z. Elton Kuqja ka koordinuar këto ditë mbi 200 psikologë që kanë dhënë ndihmë në terren.
14 psikologë të ndarë në qarqe të ndryshme të vendit:
- Valbona Treska, Presidente e Urdhrit, kryeson Shtabin e Emergjencës së UP. Nr. kontakti: 00355684038291
- Elton Kuqja koordinon zonën e Durrësit. Nr. kontakti: 00355693110878
- Besmir Frroku koordinon zonat Lezhe, Laç dhe Shëngjin. Nr. kontakti: 00355693930434
- Besjana Faruku koordinon zonën e Thumanës. Nr. kontakti: 00355699388324
- Altin Nika koordinon zonën e Shkodrës dhe veriut të vendit. Nr. kontakti: 00355684420000
- Aleksandra Puci koordinon zonën e Shijakut e Vorës. Nr. kontakti 00355693887566
- Valentina Telhaj koordinon zonën e Tiranës. Nr. kontakti: 00355697291744
- Silvana Duka koordinon zonën e Fierit. Nr. kontakti: 00355692436900
- Andi Petro koordinon zonën e Korçës dhe të Pogradecit. Nr. kontakti: 00355695303133
- Elona Mustafaraj koordinon zonën e Elbasanit. Nr. kontakti: 00355692453705
- Donika Maliqi koordinon zonën e Vlorës. Nr. kontakti: 00355693098246
- Adelina Pjetra koordinon punën me të dëmtuar psikologjikisht nga tërmeti e që kërkojnë asistencë nga psikologu si dhe është facilituese e Shtabit te UP. Nr. kontakti: 00355697482338
- Ilir Havolli koordinon punën e psikologëve të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës (ShoPsiKo) që i ka ardhur në ndihmë psikologëve të Shqipërisë.
- Xhensila Lato, facilituese e Shtabit të Emergjencës se UP nr. kontakti: 00355697822391
Për çdo nevojë kontaktoni koordinuesin më të afërt te Shtabit ne zonën tuaj.
Psikologet qe janë bashkuar, pjesa me e madhe nga rrethet e vendit, si dhe nga ShoPsiKo (Kosovë) e kane kaluar shifrën prej 350 vullnetaresh.
Mirënjohje secilit prej tyre në këto ditë maratone shërbimesh thuhet në njoftimin e Urdhrit të Psikologut.
Nga e hëna çdo gjë do jetë më qetë dhe më e koordinuar, por mbështetja e këtij ekipi të madh psikologësh që u vet-ofrua dhe vuri në dispozicion të të dëmtuarve që në momentet e para pas tërmetit, jo vetëm aspektin profesional, por kohën, energjinë fizike, burime financiare Për të mos përmendur se disa prej tyre kanë lënë fëmijët vetëm gjatë këtyre ditëve. /shëndeti.com.al

