Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po bëhen në shërbimet e kardiologjisë në QSUT, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, të cilat nuk janë dëme strukturore.
Manastirliu tha se do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara por pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin ndaj qytetarëve.
Manastirliu informoi kryeministrin Rama sa i takon punimeve për rikonstruksionin e dëmeve.
“Ka disa dëme të vogla në mure, por jo në strukturë. Kemi 5 qendra shëndetësore të vjetra që janë jashtë përdorimit. Fatmirësisht asnjë pacient nuk mbeti i lënduar nga tërmeti. Me dëme serioze ka dalë pas akt-ekspertimit spitali i Laçit. Pacientët e spitalit të Laçit janë transferuar në Lezhë”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu tha se do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara pa ndërprerë shërbimin ndaj qytetarëve.
“Në fazën e parë, aktualisht jemi të përqëndruar në planin e rikonstruksionit emergjent, më pas vijojmë me planin e rindërtimit. Por e rëndësishme është që qytetarëve nuk u mungon shërbimi në qendrat shëndetësore apo spitalet që kanë patur dëmtime. Po organizojmë punën për të shpërndarë qoftë mjekët në struktura të tjera apo edhe për të marrë me qira ambiente të tjera”, tha Manastirliu.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/756047771580891/

