Shenjat paralajmëruese të një ataku kardiak

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Në disa raste ataku kardik mund të jetë i papritur dhe menjëhershëm. Por shumica prej tyre fillojnë me ngadalë, me dhimbje të lehta dhe parehati. Kërkoni menjëherë ndihmë nëse përjetoni disa nga shenjat e mëposhtme:

  • Ndjesi rëndese dhe parehatie në kraharor

Në shumicën e rasteve ataku kardiak fillon të shfaqet me ndjesinë e parehatisë në qendër të kraharorit, që zgjat më shumë se disa minuta, ose mund të largohet dhe të kthehet përsëri. Mund të duket një rëndesë apo presion në kraharor, shtypje ose dhimbje.

  • Dhimbje në pjesë të tjera të sipërme të trupit

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje apo një ndjesi parehatie në një apo të dy krahët, shpinë, qafë, nofull apo stomak. Meshkujt kanë kryesisht dhimbje në anën e majtë, ndërsa femrat në të dyja anët ose ndërmjet shpatullave.

  • Vështirësi në frymëmarrje

Kjo simptomë mund të vijë në disa raste e shoqëruar me dhimbje në kraharor e në raste të tjera nuk shoqërohet me dhimbje në kraharor.

  • Shenja të tjera

Shenja të tjera të mundshme përfshijnë djersitje, marrje mendsh, të vjellura, puls i çrregullt, enjtje në zona të ndryshme të trupit si këmbë apo bark etj.

Simptomat mund të ndryshojnë midis meshkujve dhe femrave

Ashtu si dhe tek meshkujt, simptoma më e shpeshtë e atakut kardiak tek femrat është dhimbja e kraharorit (angina) ose parehatia. Por gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhe disa nga simptomat e tjera, sidomos vështirësinë në frymëmarrje, te vjellura, marrje mendsh dhe dhimbje nofulle apo shpine.

Burimi: heart.org

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?