Shenjat që jep trupi për t’ju treguar se po e teproni me sheqerin

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

  1. Ju shkon mendja shpesh për të ngrënë gjëra të ëmbla

Sa më shumë sheqer të hash, aq më shumë të hahet. Kjo nuk ndodh vetëm sepse shqisa e shijes është adaptuar dhe ju bën të keni nevojë për të njëjtën shije, por dhe sepse sheqeri ju jep shumë energji, ndjekur direkt nga një pafuqi, si të ishte një drogë. Kjo i shkakton trupit të kërkojë më shumë sheqer.

  1. Shfaqen akne në lëkurë

Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj ngritjes së insulinës në gjak nga konsumimi i sheqerit, gjë që mund të shkaktojë një parregullsi të hormoneve që çon deri në shfaqjen e akneve.

  1. Keni humor më të keq se zakonisht

Pafuqia që vjen pas rënies së energjisë së shkaktuar nga konsumimi i sheqerit, mund të shkaktojë ndryshime të humorit dhe t’ju bëjë të irrituar.

  1. Keni shtuar në peshë

Sheqeri i tepërt ka kalori të tepërta, dhe meqe nuk ka proteina apo fibra, nuk ju ngop. Gjithashtu shkakton çlirimin e insulinës, një hormon që luan një rol të rëndësishëm në shtimin në peshë dhe në diabet.

  1. Mendja juaj bëhet e paqartë, sidomos pas një vakti

Kjo paqartësi është simptomë e zakonshme e sheqerit të ulët në gjak. Kur konsumon shumë sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe ulen me shpejtësi, në vend që kjo të ndodhë në mënyrë graduale.

Burimi: SELF

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?