Përshati në shqip: Arlinda Rexhmati
Asgjë nuk e prish më shumë rutinën e gjumit tuaj se sa udhëtimet, edhe nësekëto të fundit janë për qejf. Të gjithë kanë një kohë optimale kur trupat duan të flenë dhe gjatë një udhëtimi, sidomos kur ka ndryshime të orëve, kjo kohë mund të çrregullohet.
Pavarësisht nëse po udhëtoni për qejf apo punë, më poshtë keni disa këshilla se si ta mbani çrregullimin e gjumit në minimum.
- Flini në mënyrë strategjike
Tre ditë para se të nisësh udhëtimin, ndryshojeni orarin e gjumit me një orë para ose mbrapa (sipas rastit). Shto një orë natën e dytë dhe një orë tjetër natën e tretë.
- Ecni sipas rrjedhës së vendit ku keni udhëtuar
Nëse shkoni në një vend me ndryshim ore, atëherë veproni sipas orës së vendit ku keni shkuar. Nëse është ditë mundohuni të mos flini edhe nëse jeni të lodhur, e nëse është natë, mundohuni të flini edhe nëse keni fjetur gjatë udhëtimit.
- Zbatoni rregullin dy ditor
Nëse do të qëndroni më pak se dy ditë në një vend, mos e ndryshoni rutinën tuaj.
- Lëvizeni trupin
Kur të jeni duke filluar ditën, rekomandohet një dush i ngrohtë dhe disa ushtrime fizike në mënyrë që trupi të sinjalizohet që është koha të vihet në lëvizje.
- Merrni melatoninë
Nivelet natyrale të hormonit melatoninë rriten zakonisht dy orë para kohës së gjumit, duke e përgatitur kështu trupin për të pushuar. Nëse jeni duke udhëtuar, trupit tuaj mund t’i duhet një shtyrje e vogël. Melatonina e ndihmon trupin në prodhimin e melatoninës natyrale në kohën e duhur.
Burimi: Johns Hopkins Medicine

