Ndotja e ajrit/ OBSH: 9 nga 10 njerëz marrin frymë në ajër jo të sigurt

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

7 milion njerëz vdesin në të gjithë botën çdo vit nga ndotja e ajrit. Të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se, 9 nga 10 njerëz marrin frymë në ajër që përmban nivele të larta ndotjeje. Shifrat kanë mbetur të pandryshuara në vitet e fundit, e ndotja globale e ajrit mbetet e lartë.

Nga smogu që qëndron sipër qyteteve tek tymi brenda shtëpive, ndotja e ajrit përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe klimën. Efektet e kombinuara të ndotjes së ajrit  në ambientet e jashtme me atë në ambjentet e brendshme shkaktojnë rreth 7 milionë vdekje të parakohshme çdo vit, si rezultat i rritjes së mortalitetit nga goditja në tru, sëmundjet e zemrës, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, kanceri i mushkërive dhe infeksionet respiratore.

Më shumë se 80% e njerëzve që jetojnë në zonat urbane, të cilat e monitorojnë ndotjen e ajrit, janë të ekspozuar ndaj niveleve të cilësisë së ajrit që tejkalojnë kufijtë e vendosur në udhëzimet e OBSH. Këtë problem e vuajnë më shumë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Burimi: OBSH

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?