Lista e barnave nuk është shpallur; duhet të ishte publikuar më 31 dhjetor me çmimet e reja

Tregu farmaceutik pritet të përballet me mungesa të theksuara të barnave që importohen nga jashtë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë duhej të kishte publikuar të paktën në 31 janar, çmimin e ri të barnave, në faqen e saj zyrtare, pasi kështu përcaktohet edhe në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Por, ndonëse ka kaluar java e parë e janarit ende nuk ka asnjë shenjë që njofton çmimin e medikamenteve. Të kontaktuar nga Top Channel, importues të barnave në tregun farmaceutik shqiptar thonë se askush nuk i ka kontaktuar për të diskutuar çmimet e reja të barnave, pas deklarimit të çmimeve që ata kanë bërë në muajin nëntor.

Në këtë rast, Ministria e Shëndetësisë është duke shkelur e para, ata që është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pa llogaritur problematikën që po shkakton në tregun farmaceutik me vonesat që shkakton.

Burime të Top Channel thonë se kanë informacion se Ministria po planifikon një tjetër ulje të çmimit të medikamenteve që hyjnë në vendin tonë, po kjo duket se do të jetë e njëanshme.

Disa prej tyre thanë se nuk kanë planifikuar importimin e asnjë medikamenti për muajin janar, përsa kohë nuk dinë se me çfarë çmimi do ti tregtojnë dhe se në rastin më të keq u mbeten kamionët me barna nëpër dogana, pasi nuk mund t’i zhdoganojnë me çmimin e një viti më parë.

Por nga ana tjetër ata thonë se nëse do të ketë një ulje të çmimit të medikamenteve pa u konsultuar më parë me kompanitë farmaceutike, duke i vënë para faktit, pritet që kompani të rëndësishme farmaceutike të largohen nga tregu shqiptar.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni