A ndihmon ndryshimi i zakoneve të të fjeturit me dhimbjet e qafës?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Zakonet apo pozicionet e këqija të gjumit mund të shkaktojnë dhimbje të qafës apo ta rëndojnë atë. Ndryshime të vogla, të thjeshta për t’u bërë, mund të zvogëlojnë mundësitë që ju të zgjoheni me dhimbje qafe.

Së pari: Nëse flini në pozicionin përmbys, provoni një pozicion të ri gjumi. Fjetja përmbys bën që koka të mbështetet në një anë dhe vendos presion në qafën tuaj. Ekspertët thonë se fjetja në shpinë apo në anë vendos më pak presion në qafën tuaj.

Së dyti: Sigurohuni të keni një jastëk të mirë. Mos përdorni jastëkë që janë të fortë apo shumë të trashë, që mund ta vendosin qafën tuaj në një pozicion të parehatshëm. Për një gjumë më të rehatshëm duhet të gjeni një jastëk që është i butë dhe më i sheshtë. Mund të provoni jastëkë që ndryshojnë formë sipas formës së qafës dhe kokës suaj.

Gjithashtu, përqendrohuni në ndjekjen e zakoneve të mira të gjumit. Studimet tregojnë që nuk janë vetëm pozicionet jo të përshtatshme të gjumit por edhe cilësia jo e mirë e tij që mund të shkaktojë mpirje dhe dhimbje të qafës.

Për shembull, një studim, zbuloi se njerëzit që kishin probleme me gjumin, kishin më shumë mundësi të përjetonin dhimbje kronike muskulo – skeletike, duke përfshirë dhimbjen e qafës, se sa ata persona që flinin rehat gjatë gjithë natës. Fjetja në vende të freskëta, dhoma të errëta dhe fjetja e zgjimi në të njëjtën kohë çdo ditë, mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë