5 mënyra si të përdorni më pak kripë, për një shëndet më të mirë

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Kripa është shumë e rëndësishme për trupin. Natriumi në kripë ndihmon në transmetimin e impulseve të nervave dhe kontraktimin e fibrave të muskujve. Gjithashtu bashkëvepron me kaliumin për të balancuar nivelet e lëngjeve në trup. Por, për të bërë këtë është nevoja për vetëm një sasi të vogël kripe, më pak se një e dhjeta e një luge çaji në ditë. Ndërsa, në fakt, ne hamë në një ditë deri 20 herë më shumë se aq.

Zakonisht trupi mund ta largojë vetë natriumin e tepërt. Por, tek disa njerëz, konsumimi i natriumit(kripës) mund të shkaktojë që trupi të mos lirojë ujin e tepërt. Kjo bën që të rritet sasia e lëngjeve në enët e gjakut, gjë që mund të rrisë tensionin e gjakut.

Më poshtë keni 5 mënyra se si mund të ulni sasinë e kripës që konsumoni:

  • Përdorni erëza dhe përmirësues të tjerë të aromës dhe shijes: Shtojini shije ushqimeve tuaja të preferuara me erëza, barishte të thata dhe të freskëta, rrënjë (si hudhra dhe xhinxheri), agrume, uthull dhe verë. Që nga piperi i zi, kanella dhe turmeriku, tek borziloku i freskët, specat e djegës dhe lëngu i limonit, të gjitha do t’i japin ushqimit një shije më të mirë dhe me më pak kripë.
  • Përdor yndyrna të shëndetshme në gatim: Përdor yndyrnat e duhura e të shëndetshme, që nga arrat e pjekura dhe avokadot, tek vaji i ullirit, kanolës, sojës apo vajra të tjerë, mund t’i shtojnë shije ushqimit, pa e tepruar me kripën.
  • Pjek e përcëllo: Pjekja apo skuqja e ushqimeve në një tigan u shton shije. Nxjerr ëmbëlsinë natyrale të shumë perimeve dhe shijen e peshkut dhe pulës, duke e zvogëluar kështu nevojën për përdorimin e kripës.
  • Merrini drithërat që ju nevojiten nga burime të tjera dhe jo buka: Edhe buka e zezë, që është më e shëndetshme se e bardha, mund të përmbajë natrium. Buka përmban një sasi të konsiderueshme kripe, jo vetëm për një shije më të mirë, por dhe për t’u siguruar që brumi të ngrihet në mënyrën e duhur.
  • Njihni stinët, dhe ç’është më e rëndësishmja fermerin tuaj lokal: Bëni pazar për përbërës ushqimorë me shijen natyrale maksimale, duke shmangur kështu nevojën për të shtuar shumë kripë. Blini produkte të stinës nga tregu i fermerëve, që të jenë më të freskëta.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?