Një dietë e shëndetshme ushqimore për një kontroll të mirë të sheqerit në gjak

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Nëse vuani nga diabeti, një plan i shëndetshëm ngrënie për ju, nuk ndryshon shumë nga një plan i shëndetshëm ngrënie për personat pa diabet. Shoqata Amerikane e Diabetit mbështet udhëzimet dietike të rekomanduara për popullatën e gjërë, një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, legume (bizele dhe fasule), dhe produkte bulmeti me yndyrna të ulëta.

Megjithatë, do t’ju duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë konsumimit të karbohidrateve.

Perimet, frutat dhe drithërat, sigurojnë më shumë lëndë ushqyese për kalori se sa karbohidratet e përpunuara dhe kanë më shumë fibra. Trupi juaj e tret më ngadalë fibrën, gjë që sjell një rritje më të moderuar të sheqerit në gjak.

Për shumicën e njerëzve me diabet, karbohidratet përbëjnë rreth 45% deri në 55% të kalorive totale që marrin në ditë. Zgjidhini me kujdes karbohidratet që merrni, në mënyrë ideale, nga perimet, drithërat dhe frutat.

Shmangni karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë, makaronat dhe orizin, si dhe karamelet, pijet me sheqer pa gaz dhe ëmbëlsirat. Karbohidratet e përpunuara shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak dhe mund të rritin nivelet e triglicerideve në gjak.

Fibra është në dy forma: fibra e patretur, që gjendet në drithëra dhe fibra e tretur që gjendet në fasule, bizele, fruta dhe tërshërë. Fibra e tretur në veçanti mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që do mund të shkaktojë që të keni më pak nevojë për ilaçe kundra diabetit. Një sërë studimesh sugjerojnë se ngrënia e shumë fibrave redukton shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe personat me diabet kanë nevojë të bëjnë çfarëdo të jetë e mundur për ta ulur këtë risk.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë