Nëse mbani një qen zemra juaj do të jetë më e shëndetshme

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Mbani një qen dhe do të kesh një zemër më të shëndetshme. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i publikuar nga klinika Mayo.

Në studim u përfshinë 1769 njerëz të moshave nga 25 në 64 vjeç, pa histori të sëmundjeve të zemrës. Shëndeti i përgjithshëm kardiovaskular i pjesmarrësve u vlerësua duke u bazuar në shenjues të ndryshëm të shëndetit, si indeksi i masës trupore, dieta ushqimore, aktiviteti fizik, duhanpirja, tensioni i gjakut, sheqeri në gjak dhe nivelet totale të kolesterolit.

Më pas, studiuesit krahasuan rezultatet shëndetësore të atyre që mbanin kafshë shtëpiake (42% e grupit) me ata që nuk mbanin. Ata zbuluan se, në përgjithësi, personat që mbanin kafshë shtëpiake, kishin më shumë gjasa të ruanin një stil jetese aktiv dhe një dietë ushqimore të shëndetshme për zemrën. Ata kishin gjithashtu nivele më të shëndetshme të tensionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Megjithatë, kur studiuesit krahasuan pronarët e kafshëve, ata që mbanin qen, kishin rezultate më të mira shëndetësore se sa ata që mbanin kafshë të tjera shtëpiake.

Gjetjet mbështesin dhe studime të tjera që kanë zbuluar se pronarët e qenve ecin më shumë dhe kanë nivele më të ulëta stresi dhe izolimi social, e të gjitha këto ulin riskun e për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë