Dhimbja e duarve, llojet, simptomat dhe trajtimi

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Dhimbja e duarve bëhet e zakonshme me rritjen e moshës. Therjet dhe mpirjet, dhimbja apo bllokimi i nyjeve dhe vështirësia për të kapur objekte janë ankesa të shpeshta. Është e vështirë të dallosh midis llojeve të ndryshme të dhimbjeve të dorës. Disa kanë simptoma të ngjashme.

Specialistët rekomandojnë që të kërkoni trajtim sa më shpejt të jetë e mundur për dhimbjen e shpeshtë të duarve, para se të avancojë sa të jetë e vështirë t’i përdorësh duart edhe për veprimet më të thjeshta, si larja e dhëmbëve apo kopsitja e një bluze.

Lloje të zakonshme të dhimbjeve të duarve janë:

  • Osteoartriti

Osteoartriti është dëmtimi apo gërryerja e kërcit në nyje apo kyçe. Mund të ndodhë tek çdo nyje e kockave të trupit.Tek gishtat e dorës, zakonisht ndikohet nyja e fundit para thoit. Në gishtin e madh është zakonisht nyja në bazën e dorës. Simptomat përfshijnë mpirje dhe dhimbje që largohet me pushim. Ajo çfarë e shkakton dhimbjen është kufizimi i lëvizjes rrëshqitëse. Shkakton inflamacion. Në mënyrë që osteoartriti të diagnostikohet mjeku mund t’ju këshillojë të bëni një grafi që të shikojë kockat.

Trajtimi përfshin injeksionet me steroide, terapinë e të nxehtit dhe të ftohtit, përdorimin e një pafte metalike për të imobilizuar nyjen dhe ndërhyrje kirurgjikale në disa raste.

  • Sindroma e tunelit karpal apo kubital

Problemet me nervat e krahut dhe dorës mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje. Në sindromën e tunelit karpal, nervi median është ngjeshur aty ku kalon nëpërmjet një zone të vogël të quajtur tuneli karpal. Simptomat përfshijnë dhimbje apo therje dhe mpirje të gishtit të madh, tregues dhe të unazës.

Në sindromën e tunelit kubital, nervi ulnar është shtypur aty ku kalon nëpërmjet një tuneli të indit afër bërrylit, që quhet tuneli kubital. Simptomat përfshijnë dhimbje apo mpirje dhe therje në gishtin e unazës apo gishtin e vogël.

Trajtimi përfshin pushimin e dorës , anti-inflamatorë ose analgjetikë, injeksione, terapi fizike etj.

  • Gishti tregues

Stenoza tenosinovitis, që shpesh quhet gishti tregues, prek gishtin e madh dhe të tjerët, sidomos gishtin e unazës. Shkaktohet nga ngushtimi i mbështjelljes që rrethon tendonin, një irritim i rrotullës që lejon përkuljen e gishtit. Simptomat përfshijnë dhimbje, kërcitje dhe ndjenja që gishti bllokohet kur e përkul apo drejton.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?