Çfarë e shkakton gjakrrjedhjen e hundëve gjatë dimrit?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Në disa vende ku dimri është shumë i ftohtë, për disa persona, gjakrrjedhja nga hundët mund të jetë diçka që ndodh shpesh.

Gjasat për të pasur gjakrrjedhje nga hundët janë më të mëdha në dimër sepse ajri i ngrohur i ambjenteve të brendshme mund të thajë kalimet nazale dhe t’i bëjë enët e vogla të gjakut brenda tyre më delikate. Gjakrrjedhja nga hundët ndodh kur këto enë të vogla shpërthejnë apo çahen. Mund të mjaftojë një e kollitur, e tështirë, fshirje e hundëve etj., që kjo gjë të ndodhë.

Ndonjëherë gjakrrjedhja ndodh në pjesën e pasme të hundës, e quajtur gjakrrjedhje posteriore. Ose mund të ndodhë në pjesën e përparme të hundës, gjakrrjedhje anteriore.

Përgjithësisht, gjakrrjedhjet nga hundët mund të jenë shumë të zakonshme dhe ndodhin më shpesh në të rriturit e moshës 50 – 80 vjeç. Në disa raste, ato mund të përsëriten, zakonisht si pasojë e alergjive, infeksioneve, irritimeve nga kruarja e hundës, fshirja e saj etj. Gjithashtu, edhe disa ilaçe, sidomos ilaçet e hollimit të gjakut (kundra krijimit të mpiksjeve të gjakut), mund ta rrisin riskun për gjakrrjedhje të hundëve.

Për të ndaluar gjakrrjedhjen e hundëve, si fillim shfryjini lehtë hundët, më pas shtrëngoni hundën me dy gishta për 10 – 15 minuta. Qëndroni të përkulur para, në mënyrë që mos të gëlltisni gjak, dhe merrni frymë me anë të gojës. Aplikimi i një komprese të ftohtë apo pak akulli sipër hundës gjithashtu mund të ndihmojë, Mos u shtrini, mos e përkulni kokën pas dhe mos vendosni asgjë brenda në hundë. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon pas 20 minutash kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.

Burimi: Harvard Health publishing

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?