Ndiheni të fryrë? Kujdes me konsumimin e kripës

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Nëse ndiheni i fryrë rregullisht pasi të keni ngrënë, mund t’ju duhet të kontrolloni konsumimin e natriumit (substanca primare që marrim nga kripa), sugjeron një studim i publikuar nga Revista Amerikane e Gastroenterologjisë.

Studiuesit analizuan të dhëna nga Studimi i natriumit – Përpjekja Dietike për të Ndaluar Hipertensionin ( Natriumi –DASH), nga dy dekada më parë. Studimi origjinal krahasonte dietën DASH –një dietë e pasur në fibra, e varfër në yndyrna dhe me shumë fruta, arra dhe perime – me një dietë të varfër ne fibra. Studimi gjithashtu vëzhgonte konsumimin e natriumit, pasi pjesëmarrësit konsumonin versione me natrium të lartë dhe versionë me natrium të ulët të dietës së tyre. Studimi fokusohej kryesisht në se si natriumi ndikonte në tensionin e gjakut.

Në analizën e re, studiuesit gjetën se, ashtu si dhe pritej, dieta DASH, e pasur në fibra, rriste riskun e fryrjes me rreth 41% krahasuar me dietën me përbërje të ulët fibrash. Gjithashtu, meshkujt ishin më të prirur për të pësuar fryrje se sa femrat.

Por, doli që nuk ishte vetëm fibra e lartë që shkaktonte fryrje. Pasi hulumtuan më shumë, studiuesit zbuluan se versionet e larta në natrium (kripë), si të dietës DASH dhe dietës tjetër të kontrollit, rrisnin riskun e fryrjes me rreth 27% krahasuar me versionet e këtyre dietave që përmbanin pak natrium .

Nuk dihet akoma se si e shkakton natriumi fryrjen, por fakti që natriumi shkakton grumbullimin e ujit mund të jetë një faktor.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?