A kanë nevojë gratë pas fazës postmenopauzale për suplemente hekuri?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Hekuri është një mineral thelbësor për një shëndet të mirë dhe është veçanërisht i rëndësishëm për gratë gjatë fazës premenopauzale. Kjo sepse ato mund ta humbasin hekurn gjatë menstruacioneve, shtatzënive dhe një diete të varfër në hekur. Kështu, është e rekomandueshmë për gratë që nuk e kanë kaluar akoma menopauzën që të marrin suplemente të hekurit.

Por, a është e njëjta edhe gjë për gratë që e kanë kaluar menopauzën? A kanë nevojë ato gra që të marrin suplemente të hekurit?

Sipas specialistëve, nëse ato janë të shëndetshme, përgjigjia është jo. Shumica e grave në fazën postmenopauzale, që janë të shëndetshme dhe konsumojnë një dietë të pasur me hekur, nuk kanë nevojë për suplemente dhe nuk duhet që t’i marrin. Arsyeja është se, nëse konsumon shumë hekur, ka rrezik që ai të grumbullohet në trup.

Edhe pse shumica e grave e nxjerrin nga trupi me anë të jashtëqitjes hekurin e tepërt, një përqindje e vogël e tyre nuk mund ta bëjë këtë. Kështu tek këto gra, hekuri mund të grumbullohet në vende si mëlçia apo kyçet dhe mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme. Prandaj, nëse nuk keni nevojë, është më mirë të mos merrni suplemente hekuri.

Hekurin mund ta merrni nga një dietë ushqimore e pasur me këtë mineral, që përfshin mishin, perimet jeshile si spinaqi, bizelet, dhe drithërat e fortifikuara.

Është e rëndësishme që gratë pas fazës postmenopauzale të kryejnë rregullisht kontrolle shëndetësore te mjeku, në mënyrë që të sigurohen që janë të shëndetshme. Problemet apo sëmundjet shëndetësore që shkaktojnë humbje të gjakut mund të rezultojnë në defiçencë të hekurit. Përveç trajtimeve specifike për këto probleme, këto gra mund të kenë nevojë dhe për suplemente të hekurit.

Burimi: Mayo Clinic

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?