Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati
Dy raporte të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) zbuluan se ndërkohë që po zhvillohen 50 antibiotikë të rinj dhe 10 ilaçe biologjike (që janë bërë nga ose përmbajnë organizma të gjallë), vetëm 32 prejt tyre veprojnë kundër patogjenëve që janë prioritet nga OBSH dhe shumica prej tyre kanë efekte shumë të limituara krahasuar me anibiotikët ekzistues.
“Asnjëherë nuk ka qenë më i madh rreziku i rezistencës antimikrobiale dhe nevoja për një zgjidhje më urgjente”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Raportet treguan gjithashtu se kërkimi dhe zhvillimi i antibiotikëve bëhet kryesisht nga ndërmarrje të vogla ose mesatare, ndërkohë që kompanitë e mëdha farmaceutike vazhdojnë të dalin nga kjo fushë.
Ka iniciativa të shumta që po ndërmerren për të reduktuar rezistencën ndaj antibiotikëve, por është nevoja që këtë të fillojnë ta bëjnë dhe vetë shtetet dhe kompanitë e mëdha farmaceutike, duke e mbështetur veprimtarinë me fonde dhe ilaçe të reja innovative.
Rishikimi i zhvillimit klinik
Me qëllim që të inkurajonte komunitetin e kërkimeve mjekësore për të zhvilluar trajtime për bakteriet rezistente, në 2017, OBSH publikoi një listë me 12 klasa bakteriesh plus tuberkulozin, që ishin rezistente kundrejt shumicës së trajtimeve ekzistuese, duke rrezikuar kështu shëndetin e njerëzve.
Nga agjentët antibiotikë ekzistentë, vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre luftojnë bakteriet Gram – negative, shumë rezistente ndaj ilaçeve.
Bakteriet Gram – negative, si E – coli, mund të shkaktojnë infeksione të rënda dhe shpesh vdekjeprurëse, që rrezikojnë veçanërisht personat me një sistëm imunitar të pazhvilluar apo të dobët, duke përfshirë të sapolindurit, të moshuarit dhe personat që i nënshtrohen kimioterapisë.
“Është e rëndësishme që investimet publike dhe private të përqendrohen në zhvillimin e trajtimeve që janë efektivë ndaj bakterieve shumë rezistente sepse po na mbarojnë zgjidhjet”, thotë Hanan Balkhy, zëvendës drejtoreshë e përgjithshme për Rezistencën Antimikrobiale pranë OBSH. “ Dhe duhet të sigurohemi që sapo t’i kemi këto trajtime, ato të jenë në dispozicion të kujdo që t’i nevojiten.”
Burimi: UN News

