Koncesioni i sterilizimit në SPAK, reagon Manastirliu: Kemi amenduar kontratën, do reduktohen pagesat

Pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të nisur hetimet për kontratën koncesionare lidhur me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, që erdhi pas denoncimit të nismës “Thurje”, ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja u shpreh se ka amenduar kontratën e sterilizimit, duke sqaruar se nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin, por janë pesë procese pune që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimit, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por pesë procese pune dhe të gjithë elementët që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompleksitetet. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompleksitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne, por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem.

Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Çdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Çdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%.

Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mbi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompleksitete të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25%, pra mbi 64 mijë ndërhyrje”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak