Zemra robotike që do t’i japë fund transplanteve të zemrës brenda vitit 2028

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Një zemër robotike mund të sjellë fundin e transplanteve të zemrës brenda 8 viteve, sipas shkencëtarëve.

Ekspertë në Hollandë, Kembrixh dhe Londër po zhvillojnë një zemër “të butë robotike”, që mund të pompojë gjak në trup. Ata synojnë që të implantojnë protototipin e parë në kafshë brenda tre viteve dhe në njerëz në vitin 2028.

Ky është një nga katër projektet në garë për një çmim prej 30 milion paund, për transformimin e trajtimit të sëmundjeve të zemrës.

Përveç zemrës robotike, lista e projekteve në garë përfshin një vaksinë për sëmundjet e zemrës, një kurë gjenetikë për defektet e zemrës, dhe teknologjinë më të mirë të gjeneratës së ardhshme që mund të vërejë atakun kardiak dhe goditjen në tru para se ato të ndodhin.

Projekti i “zemrës hibride”, i drejtuar nga Universiteti i  Amsterdamit, përdor material robotik sintetik që kopjon rrahjet e zemrës, i kombinuar me shtresa qelizash njerëzore të bëra në laborator, në mënyrë që të jetë e sigurtë që sistemi imunitar i trupit do ta pranojë zemrën.

E ndezur nga një bateri pa tela, e karikuar nga një pajisje e veshur si xhaketë apo jelek, “zemra robotike” mund të shpëtojë qindra jetë njerëzish. Shkencëtaret që po zhvillojnë projektin shpresojnë që me kalimin e kohës ajo do të zëvendësojë transplanted e zemrës, për të cilat aktualisht ka shumë njerëz në pritje.

Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar kryhen 200 transplante të zemrës, por shumë njerëz vdesin para se të mund të marrin një zemër të re për shkak të listës së gjatë të pritjes. Problem është sidomos gjetja e një zemrë për një bebe të lindur me defekte kongjenitale për shkak se për të gjetur një zemër, nje bebe tjetër duhet të ketë vdekur.

Jolanda Kluin, profesore pranë Universitetit të Amsterdamit, u shpreh: “Edhe pse radikale, ambicia jonë nuk është e parealizueshme. Bazuar në rezultatet e para, jemi të sigurt që mund ta bëjmë këtë”.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë