Kina fillon procedurat e emergjencës, numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon në 80

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i Wuhan ka shkuar në 80, me pothuajse 2800 raste të prekura të konfirmuara në Kinë, ndërkohë që vendi ka filluar procedurat e emergjencës në mënyrë që të parandalojë përhapjen e tij në vende të tjera.

Çfarë e bën më të vështirë këtë të fundit është se virusi mund të përhapet edhe para se të shfaqet ndonjë simptomë, gjë që do të thotë se mbartësit mund të mos e kuptojnë që janë të infektuar para se ta kalojnë virusin në persona të tjerë.

Në Kinë, 15 qytete me një popullsi të kombinuar prej më shumë se 57 milion njerëz, janë vendosur në mbyllje të plotë ose të pjesshme.

Vetë qyteti  i Wuhanit është vendosur në karantinë, me të gjitha rrugët për brenda dhe jashtë qytetit të mbyllura plotësisht apo shumë të kontrolluara. Qeveria kineze njoftoi se do të dërgojë edhe 1200 punonjës shëndetësie, bashkë me 135 pjestarë të personelit mjekësor të ushtrisë për të ndihmuar stafin e spitalit të qytetit. Më shumë se 11 bilion yuan ( 1.58 bilion dollarë) fonde nga qeveria janë vënë në dispozicion për krizën.

Raste të konfirmuara ka pasur dhe jashtë Kinës, me të paktën 13 vende që e kanë raportuar atë, duke përfshirë Francën, Australinë, dhe Shtetet e Bashkuara.

Një përmbledhje e numrit të rasteve në secilën provincë kineze:

Hubei (përfshin Wuhan): 1,423, përfshirë 76 vdekje

Guangdong: 146

Zhejiang: 128

Henan: 128, përfshirë 1 vdekje

Chongqing: 110

Hunan: 100

Pekin: 68

Anhui: 70

Shandong: 63

Sichuan: 69

Shanghai: 53, përfshirë 1 vdekje

Guangxi: 46

Jiangxi: 48

Fujian: 35

Jiangsu: 47

Hainan: 22

Shaanxi: 22

Liaoning: 22

Yunnan: 19

Heilongjiang: 21, përfshirë 1 vdekje

Tianjin: 14

Hebei: 18, përfshirë 1 vdekje

Burimi: CNN

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?