Dhëmballët e pjekurisë, a duhet të hiqen sapo dalin?

buzeqeshje dhembeshNga stomatologia Elida Fejzo

Dhëmballët e pjekurisë, a duhet të hiqen sapo dalin?

Dhëmballët e pjekurisë janë dhëmballë që dalin të fundit dhe mund të hiqen të parat. Them mund të hiqen, sepse kjo nuk është e prerë. Procesi i eruptimit të dhëmballëve të pjekurisë është i ndryshëm tek gjithsecili. Hiqen kryesisht tek ata persona të cilët ky proces u shoqërohet me dhimbje, pasi nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u pozicionuar në gojë si gjithë dhëmballët e tjera. Hiqen në rastet kur procesi i daljes të tyre dëmton dhëmballët fqinje. Apo edhe në rastet kur bëhen shkak për aromë bezdisëse në gojë, pasi shoqërohen shpesh me formim të xhepave gingivare dhe janë shumë të vështira për t’u pastruar nga ana e pacientit, sado që ky i fundit të kujdeset për higjienën e gojës.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare