Ndërkohë që numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në 106, ja çfarë duhet të dini

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vdekjet nga koronavirusi që ka goditur Kinën kanë arritur në 106, me më shumë se 4500 persona të infektuar në të gjithë botën. Përveçse në Kinë është përhapur dhe në të paktën 14 vende të tjera: Australi, Kamboxhia, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, Malajzi, Nepal, Singapor, Kore e Jugut, Taivan, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam.

Por çfarë duhet të dimë që të jemi më të informuar rreth këtij virusi?

  1. Çfarë simptomash ka?

Simptomat më të shpeshta mund të përfshijnë:

  • Temperaturë
  • Kollë
  • Vështirësi në frymëmarrje

Simptoma të tjera mund të jenë rjedhja e hundëve, dhimbje fyti dhe ka mundësi dhe dhimbje koke. Personat me sistem imunitar të dobët, sidomos më të rinjtë dhe më të vjetrit, kanë risk më të lartë që virusi të kthehet në një sëmundje të traktit respirator.

Simptomat mund të shfaqen 2 – 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Disa besojnë se sëmundja mund të përhapet para se pacienti ta kuptojë që është infektuar por kjo nuk është konfirmuar akoma.

  1. Si përhapet/ transmetohet?

Koronavirusi normalisht përhapet nga kafshët tek njerëzit dhe besohet se virusi actual e pati fillimin nga një treg ushqimesh deti dhe kafshësh në Wuhan, Kinë. Por, ka raportime se po përhapet nga njeriu në njeri.

  1. Si të parandalohet transmetimi i virusit?

Mënyra më e mirë që të parandalosh infektimin është që të shmangësh ekspozimin ndaj virusit. Disa masa që mund të merrni janë:

  • Lajini duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse nuk mund të përdorni sapun dhe ujë përdorni një solucion me bazë alkooli.
  • Mos prekni sytë, hundën apo gojën me duar të palara.
  • Qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë (grip ose diçka tjetër).
  • Kollisni ose tështini në një pecetë dhe pastaj hidheni atë.
  • Pastroni, dizinfektoni zona/ sende që i prekni shpesh.
  1. Si trajtohet koronavirusi?

Momentalisht nuk ka një trajtim specific antiviral për këtë infeksion. Pas diagnositikimit me koronavirus, mjekët mund të trajtojnë pacientët në mënyrë që të qetësojnë simptomat apo në raste më të rënda që të ruhen dhe mbështeten funksionet e organeve jetësore.

Ndërkohë që numri i vdekjeve në Kinë rritet, jashtë saj nuk janë shënuar ende raste vdkjesh nga koronavirusi.

Burimi: CNN/ CDC

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë