Një kontroll më i mirë i tensionit të gjakut mund të ketë efekt pozitiv në tru

Përshati në shqip: Arlinda Rexhmati

Trajtimi i tensionit të lartë të gjakut mund të bëjë më shumë se parandalimin e atakut kardiak dhe goditjeve cerebrale. Në të rriturit që janë në moshë më të madhe, ulja intensive e tensionit të gjakut mund të ruajë gjithashtu funksionin e trurit, sipas një studimi të ri.

I publikuar nga revista “Circulation”, studimi përfshinte 199 të rritur, të moshave 75 vjeç dhe më të vjetër, të gjithë me vlera të presionit sistolik të gjakut (numri i parë që del në matje) 150 apo më lart.

Skanerat e trurit të tyre treguan gjithashtu lezione në lëndën e bardhë të trurit, e cila përmban fibra nervore dhe dërgon sinjale nga një pjesë e trurit në tjetrën. Lezionet, që reflekonin enët e vogla të dëmtuara të gjakut, janë lidhur me një tendencë për të pasur probleme me kujtesën dhe mendimin.

Rreth dy të tretat e njerëzve mbi moshën 75 vjeç kanë lezione në lëndën e bardhë, siç ndodh edhe tek njerëzit mbi moshën 90 vjeç.

Gjysmës së pjesmarrësve iu dhanë ilaçe për të ulur presionin sistolik të gjakut në 145, ndërsa të tjerët morën ilaçe për të arritur objektivin e 130 apo më poshtë. Tre vite më vonë, skanimet e trurit treguan më pak lezione në lëndën e bardhë të personave, të cilët kishin një presion sistolik të gjakut 130 apo më të ulët se sa ata persona që kishin si synim ta bënin presionin sistolik të gjakut 145.

Kontrolli efektiv i tensionit të gjakut mund të jetë një mënyrë e rëndësishme për të ruajtur funksionin e trurit ndërsa njerëzit plaken, sipas autorëve të studimit.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë