Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati
Autoritetet shëndetësore thonë se një burrë nga Bavaria u infektua nga virusi nga një kolege që kishte ardhur nga Kina. Ky rast besohet të jetë rasti i parë në Europë ku virusi transmetohet nga neriu në njeri.
Personi i parë në Gjermani që rezultoi pozitiv për koronavirusin e ri, u infektua nga një kolege kineze që kishte marrë pjesë në një event trajnimi të organizuar nga kompania ku punonin, në kontenë e Bavarisë një javë në parë.
“Kolegia, një grua nga Shangai, filloi të ndihej e sëmurë në fluturimin për në shtëpi më 23 janar,” u shpreh në një konferencë për shtyp Andreas Zapf, drejtues i Zyrës Bavariane për Sigurinë e Shëndetit dhe Ushqimit.
Burri 33 vjeçar që u prek nga virusi jeton afër Starnberg, 30 kilometra në veri të Mynihut, dhe është në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas autoriteteve.
Personat që kishin pasur kontakte të afërta me çdonjërin nga dy individët e infektuar, u informuan dhe po monitorohen për ndonjë shenjë që sëmundja është përhapur.
Ndërkohë, autoritetet nxorën një deklaratë ku thanë se burri i infektuar është nën vëzhgim në kuarantinë, dhe risku i infektimit për banorët e Bavarisë konsiderohet “i ulët”.
Burimi: DW

