Talasemitë te fëmijët, si duhet të veprojmë

Polikron Çelo, pediatër

Talasemitë janë një grup anemish të trashëguara me hemoglobinë të ulur, ndër sëmundjet genetike më të shpeshta, me paraqitje klinike e forma të ndryshme. Ato karakterizohen nga një defekt në sintezën e hemoglobinës (një proteinë në rruzazat e kuqe) që ka për detyrë transportin e oksigjenit në të bebigjitha qelizat e trupit. Një ose më shumë defekte në molekulat e saj bëhen shkak për forma të ndryshme talasemish, njihen rreth 100 variacione dhe secila mund të shkaktojë forma të veçanta të sëmundjes.

Në aspektin klinik, ato që kanë më tepër rëndësi janë alfa dhe beta talasemitë.

Ka hemoglobinën e ulur, mos është me talasemi?

Kini të drejtë të dyshoni, për arsye se në disa zona të vendit tonë hasen jo rrallë raste talasemish, po kjo duhet sqaruar nga mjeku i cili përveç analizave të zakonshme, kërkon dhe disa të tjera (për të vartetuar ose përjashtuar talaseminë), si:

-elektroforezën e hemoglobinës: merret informacion nëse fraksionet e hemoglobinës janë normale dhe defektoze; duke sqaruar nëse fëmija ka talasemi dhe për formën e saj.

nivelin e hekurit në gjak; për të parë nëse mungon ose është i shtuar.

Ja kjo është rruga që duhet ndjekur, prandaj asnjëherë mos filloni mjekime (me bazë hekuri), pa sqaruar natyrën e saj. Kjo ka rëndësi thelbësore.

bebi ha botenSi mjekohet fëmija me talasemi?

Në kushtet e sotme me një shërbim të sëmundjeve të gjakut në të gjithë vendin, sipas mendimit tim, më parë të merret mendimi i hematologëve (ata vendosin nëse do të ndiqet prej tyre ose jo).

Mund të parandalohen?

Deri më sot nuk mund të bëhet asgjë, për të parandaluar duke ndërhyrë në faktorin genetik. Talasemitë mund të parandalohet vetëm me:

-zbulimi i bartësve, duke bërë depistime midis popullatës, sidomos në zona të njohura për këto sëmundje.

-mënjanimi i martesave midis talasemikëve. Sipas disa studiuesve, masa parandaluese më e rëndësishme është se sa i ndërgjegjshëm është çifti, për atë që do të sjellë në jetë, sa rëndësi i kushtojnë ata kësaj sëmundjeje (sidomos kur janë nga zona të njohura ose vuajnë vetë).

Nëse kjo analizë nuk është kryer para martese, atëherë të bëhet para planifikimit të një fëmije.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore