Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati
Mund të keni dëgjuar apo lexuar se aktiviteti i rregullt fizik redukton riskun për sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2, obezitet dhe ndoshta dhe disa lloje kanceresh. Aktiviteti i rregullt fizik redukton gjithashtu riskun për vdekje të hershme. Asnjë ilaç i shpikur deri tani nuk mund të pretendojë të ketë efekte të tilla.
Ndoshta një nga këshillat që keni dëgjuar më shumë është se ushtrimi i moderuar i trupit, si ecja e shpejtë për rreth 30 minuta, të paktën pesë herë në javë, do të sjellë të gjitha efektet pozitive të sipërpërmendura.
Po në të vërtetë sa hapa në ditë duhet të bëjmë?
Një studim që i përgjigjet kësaj pyetjeje u publikua në vitin 2019, nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.
Studimi u dha pothuajse 17,000 grave në moshë (mosha mesatare 72 vjeç), një mjet që numëron çdo hap të bërë gjatë qëndrimit zgjuar, për shtatë ditë rrjesht. Numri i personave që vdiqën gjatë katër viteve të ardhshme u krahasua në katër grupe, secili me numër mesatar hapash në ditë: 2,718 hapa (më pak aktivi), 4,363 hapa, 5,905 hapa dhe 8,442 hapa (më shumë aktivi).
Teknika rigoroze statistikore u përdorën për të regjistruar dhe influencën e gjërave të tjera përveç aktivitetit fizik që mund të kishte ndikuar në riskun e grave pjesmarrëse në studim për vdekur, si për shembull sëmundje që mund të kishin pasur.
Përfundimi: tek rreth 7,500 hapa në ditë, risku i vdekjes ishte rreth 40% më i ulët sesa në grupin që ishte më pak aktiv. Mbi 7,500 hapa, nuk pati një efekt pozitiv të qartë. Gjithashtu, shpejtësia e hapave nuk u duk se sillte përfitime shtesë.
Studimi përfshiu vetëm gra me një moshë mesatare prej 72 vjeç, por është e arsyeshme të mendohet që kjo mund të aplikohet dhe për burra të kësaj moshe.
Burimi: Harvard Health Publishing

