Numri i vdekjeve nga koronavirusi i Wuhan më i madh se numri i vdekjeve nga epidemia e SARS e vitit 2003

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i Wuhan, në Kinë, e ka kaluar atë të vdekjeve nga epidemia e Sindromës Respiratore Akute të Rëndë(SARS) të vitit 2003.

Më shumë se 360 persona kanë vdekur nga sëmundja në Kinë, sipas autoriteteve shëndetësore në vend. Të dielën në darkë numri i rasteve të infektuara ishte 17,205, një rritje me 2,800 persona më shumë se një ditë më parë, që do të thotë pothuajse 20% rritje.

Epidemia e SARS e vitit 2003, një tjetër lloj koronavirusi, infektoi 5,327 persona në Kinë, dhe pati 349 vdekje.

Vdekja e parë nga koronavirusi jashtë Kinës u konfirmua në fundjavë. Autoritetet shëndetësore në Filipine u shprehën se një 44 vjeçar kinez vdiq të shtunën, pasi kishte fluturuar me avion nga Wuhan.

Deri tani, më shumë se 175 raste të prekurish nga koronavirusi janë raportuar jashtë Kinës (shumica e të cilave me lidhje direkte me këtë vend), në më shumë se 25 shtete në të gjithë botën. Shumë vende kanë filluar të mbyllin kufijtë e tyre për vizitorët nga Kina, dhe linja të mëdha ajrore kanë anulluar fluturimet nga dhe për në vend.

Gjermania konfirmoi rastin e saj të 10 të dielën, dhe raste të reja u raportuan në Korenë e Jugut, Vietnam, Malajzi, Makao dhe Hong Kong. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re deklaruan se nuk do të lejojnë hyrjen në vend të të huajve që kanë udhëtuar apo kanë kaluar në Kinë. Personat nga vende të tilla do të detyrohen të futen në kuarantinë menjëherë sapo të mbërrijnë.

Burimi: CNN

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?