Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri ka shkuar në 361. Autoritetet shëndetësore në Kinë shprehen se shifra e viktimave e ka kaluar atë të epidemisë SARS në vitin 2003. Ndërkohë është një spital në Wuhan që do të merret vetëm me personat e infektuar nga koronavirusi.
Spitali Huoshenshan është një prej dy spitaleve të dedikuar vetëm për të prekurit nga virusi kinez dhe u ndërtua nga autoritetet për 8 ditë.
Spitali është projektuar që të ketë 1000 shtretër për të infektuarit. Epidemia ka prekur më shumë se 17000 persona në Kinë, ndërsa 171 raste janë konfirmuar në disa shtete të ndryshme.
E gjithë procedura e ndërtimit të spitalit u transmetua në kohë reale në të gjithë Kinën, dhe u ndoq nga më shumë se 40 milionë njerëz.
Më shumë se 11000 raste janë vetëm në provincën Hubei, aty ky shpërtheu epidemia. Të dielën u shënua edhe viktima e parë jashtë kufijve të Kinës. Bëhet fjalë për një 44-vjeç kinez, i cili humbi jetën në Filipine. Ai ishte infektuar përpara se të shkonte atje për turizëm.
Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë ka zbuluar se janë 152.700 njerëz nën vëzhgim mjekësor për shkak të virusit. Për sa i përket të shëruarve shënohen 475 raste që kanë dalë nga spitali.
Burimi: BBC


