U mjekua dy ditë më parë në spital nga gripi, ndërron jetë 28- vjeçari në Prrenjas

28- vjeçari Besnik Kokonozi nga Prrenjasi Fshat ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze pasi ishte mjekuar nga gripi në spitalin e Librazhdit.

Kokonozi kishte shqetësime dhe ishte mjekuar në spital dy ditë më parë. Ai kishte kryesisht temperaturë të lartë.

Pasi kishte marrë një qetësues, 28 vjeçari ishte rikthyer në shtëpi, ku dhe ndërroi jetë në gjatë natës, rreth orës 03:00 nga gripi.

Ndërkohë, mjekët raportojnë se familjarët kanë refuzuar që 28- vjeçarit t’i bëhet autopsia.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak