Çfarë e shkakton sëmundjen koronare të zemrës dhe cilët persona janë më të rrezikuar?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Sëmundja e arterieve koronare, e njohur edhe si sëmundja ishemike e zemrës apo sëmundja koronare e zemrës, është shkaku kryesor i vdekjeve si tek femrat dhje tek meshkujt në të gjithë botën.

Është shumë e parandalueshme nëse merr trajtimin e duhur, por nëse nuk trajtohet, lidhet me një risk më të lartë për atak kardiak apo infarkt.

Sëmundja koronare e zemrës është e bazuar në kolesterol

Sëmundja koronare e zemrës përfshin grumbullimin e kolesterolit “të keq” LDL në arteriet e zemrës.

Procesi quhet arteriosklerozë dhe mund të shkaktojë atak në zemër. Kolesteroli grumbullohet dhe bllokon arteriet. Një arterie e bllokuar në zemër, nuk e lejon atë të furnizohet me lëndë ushqyese dhe oksigjen, dhe mund të bëjë që zemra të pushojë së punuari.

Si rezultat, sëmundja koronare e zemrës është shumë e rrezikshme. Pothuajse të gjitha ataket në zemër në meshkujt më të vjetër kanë si zanafillë bllokimet koronare, ashtu si dhe 80% e atakeve kardiake tek të rinjtë. Sëmundja koronare e zemrës është gjithashtu një nga shkaqet më të shpeshta të infarktit, apo kur zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrën e duhur.

Më të rrëzikuar janë duhanpirësit, personat mbipeshë, që nuk janë aktivë fizikisht, dhe ata që konsumojnë një dietë ushqimore të pasur me yndyrna trans, që janë yndyrna artificiale që gjenden në ushqimet e skuqura dhe ushqimet e shpejta. Yndyrnat trans rrisin LDL dhe ulin HDL, kolesterolin “e mirë”.

Trajtimet variojnë nga ndryshimet në stilin e jetesës e deri në procedurat kirurgjikale

Nëse keni disa nga faktorët risk të sipërpërmendur apo e dini se vuani nga sëmundja koronare e zemrës, është shumë e rëndësishme të keni kujdes ndaj dhimbjes së gjoksit  apo anginës, dhe simptomave të tjera të atakut në zemër.

Specialistët rekomandojnë një stil jetese të shëndetshëm për zemrën për çdo person, por veçanërisht për ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja koronare e zemrës. Ndryshimet në stilin e jetesës mund të përfshijnë konsumimin e një diete ushqimore të varfër në sodium dhe yndyrna trans, aktivitet të rregullt fizik, shmangia e duhanpirjes dhe mbajtja e kolesterolit nën kontroll.

Disa njerëz mund të kenë nevojë të marrin ilaçe si statine, apo ilaçe që ulin kolesterolin LDL, për të ulur riskun e sëmundjeve të zemrës.

Në raste më serioze të sëmundjes koronare të zemrës, mund të keni nevojë dhe për ndërhyrje kirurgjikale.

Burimi: Insider

Postime të ngjashme

Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme