Shqipëria zyrtarisht në Farmakopenë Evropiane, rritje e standarteve të cilësisë së barnave

Barnat të cilat do të qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë do të kenë standardizimin e procedurave të cilësisë të njëjta me shtetet anëtare të Farmakopesë Evropiane, dhe kjo falë hyrjes së Shqipërisë në këtë Farmakope.

Farmakopea Europiane është një dokument ligjor i detyrueshëm për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe përcakton në mënyrë të detajuar standardet më të larta të kontrollit të cilësisë së barnave si dhe të substancave të cilat përdoren në prodhimin e barnave dhe të gjithë produkteve farmaceutike përpara se të hidhen në treg.

Që prej datës 9 shkurt 2020, në Shqipëri ka hyrë në fuqi Konventa mbi Elaborimin e një Farmakopeje Evropiane, duke bërë kështu që të gjitha standardet e cilësisë lidhur me barnat, të publikuara në këtë farmakope, të jenë ligjërisht të detyrueshme në të gjithë vendin.

Hartimi i farmakopesë evropiane kryhet nga më shumë se 850 ekspertë nga e gjithë bota.

Shqipëria prej vitesh ka patur statusin e observuesit, ndërsa tashmë do të mundet të japë kontributin e saj gjatë punimeve të farmakopesë si dhe ta bëjë atë të zbatueshme ligjërisht, duke siguruar kështu standarde cilësie të barnave, të njëjta me vendet e bashkimit evropian e me gjerë.

Aktualisht janë 38 shtetet anëtare të Bashkimit Europian që aplikojnë standardet e Farmakopesë Europiane dhe 100 shtete të tjera që i përdorin.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni