Koronavirusi/ Qytetarët i shkruajnë Ministres: Rrjeti farmaceutik ka 5-fishuar çmimin e maskave

Qytetarët po ndjekin hap pas hapi, të shqetësuar masat që po merr qeveria lidhur me parandalimin e koronavirusit. Ky virus që tashmë ka shënuar viktima në vendin tonë fqinj, kërkon masa të rrepta kontrolli. Në rrjetin social facebook, aty ku qytetarët mund të aksesojnë komunikimin me politikbërësit, kanë vërshuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh në adresë të Ministres së Shëndetësisë.

Një nga ankesat lidhet pikërisht, me “lojën” jo të ndershme që po bën rrjeti i hapur farmaceutik, duke rritur çmimin e masakave apo pajisjeve të tjera sanitare, të domosdoshme për qytetarët në këtë periudhë.

“Zonja ministre mirëdita. Jemi duke kërkuar maska dhe brenda 3 orësh çmimi i maskave është rritur 5 fish. Ka shkuar 100 lekë një maskë e thjeshtë, ndërkohë që kosto reale është vetëm 20 lekë. Merrni ndonjë masë për këtë”, shkruan qytetari K.H.

Në konferencë më herët për gazetarët, e pyetur pikërisht për këtë çështje, Ministrja tha se:

“Është koha që edhe këtu të flas sipas mendimit të ekspertëve.

Ata theksojnë se maskat nuk parandalojnë përhapjen e virusit, por vendosen te ata që janë të sëmurë, ose i shërbejnë dikujt që ka probleme me shëndetin.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë akses të elementët e mrbojtjes personale, kemi bërë një kontroll për këto maska, ajo çfarë është e rëndësishme për ne është se spitalet i kanë të gjitha masat për t’iu shërbyer qytetarëve.

Kjo varet nga vetë rrjeti farmaceutik, që është privat, tregu në raport me importet ka stokun e nevojshëm që të plotësojë tregun. Nuk ka vend për panik, spitalet dhe qendrat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat”.  /shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni