Koronavirusi, këshilla për publikun: Kur dhe si duhet të përdoren maskat kirurgjikale?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Kur duhet të përdorni maskë kirurgjikale për fytyrën?

  • Nëse jeni të shëndetshëm, është e nevojshme të vendosni një maskë kirurgjikale nëse po kujdeseni për një person që dyshohet se është prekur nga koronavirusi.
  • Vendosni një maskë nëse po kolliteni apo tështini.
  • Maskat janë efektive vetëm nëse përdoren të kombinuara me larje dhe pastrim të shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun apo solucion dizinfektues me bazë alkooli.

Nëse vendosni të filloni të mbani maskë kirurgjikale atëherë është e rëndësishme të dini se si ta përdorni dhe ta hidhni atë në mënyrën e duhur.

Ja si ta vendosni, përdorni dhe ta hidhni maskën:

  • Përpara se të vendosni një maskë kirurgjikale, pastroni duart me solucion duarsh me bazë alkooli ose ujë dhe sapun.
  • Mbuloni gojën dhe hundën tuaj me maskë dhe sigurohuni që nuk ka hapësira mes fytyrës dhe maskës suaj.
  • Shmangni prekjen e maskës ndërkohë që po e përdorni, nëse e prekni pastrojini duart tuaja me ujë dhe sapun apo pastrues duarsh me bazë alkooli.
  • Zëvendësojeni maskën me një të re sapo ajo të bëhet e lagësht dhe por ripërdorni maskat njëpërdorimëshe.
  • Për të hequr maskën: hiqeni atë nga pas (mos e prekni pjesën përpara të maskës); hidheni atë menjëherë në koshin më të afërt të plehrave; pastrojini duart me ujë dhe sapun apo dizinfektues duarsh me bazë alkooli.

Burimi: OBSH

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi