Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Francë

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Një shtetas francez, 60 vjeç,  i prekur nga koronavirusi i ri  COVID-19, ka humbur sot jetën në një spital të Parisit. Shtetasi francez është vdekja e dytë e shënuar brenda kufinjve të Francës pas vdekjes së pak ditëve më parë të një turisti 80 vjeçar kinez.

Ndërkaq, në Francë deri tani janë konfirmuar 17 raste të prekura me koronavirus.

Dy raste të reja janë shënuar dhe në Spanjë dhe Brazil, një grua dhe një burrë që kishin udhëtuar në Itali.

Ekspertët theksojnë se vdekshmëria më e lartë prej këtij virusi është në moshat e vjetra dhe në personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Burimi: World Meters

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni