Faza e paramenopauzës, ç’të bëj për tensionin e lartë?

Përshëndetje! Mamaja ime po kalon periudhen e paramenopauzës. Ajo është 47 vjeçe dhe vetëm kur i vijnë menstruacionet, që domethënë një herë në muaj, asaj i ngrihet tensioni duke e shoqëruar me të vjella e marrje mendsh. Tensionin normal ajo e ka poshtë 12 me 8 dhe kur i rritet i shkon mbi 14 me Menopauza grua10. Ka bërë analiza dhe i del çdo gjë normale. Ju lutem çfarë më këshilloni. Jam në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit!

Mjeku gjinekolog Elton Peci përgjigjet:

Paramenopauza zgjat 6-12 muaj dhe nuk është shkaktare e tensionit të lartë. Ajo vetëm mund të zbulojë më parë një tension, por jo ta shkaktojë. Mendimi im është konsultë kardiolog

Mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj përgjigjet:

Instalimi i menopauzës kërkon kohë dhe ndryshime, nëpër të cilat trupi i gruas kalon me vështirësi  pasi  e gjejnë të lodhur nga vitet e kaluara, nga stresi, nga ndryshimet e mëdha organike dhe psikike.

Ndryshimet homonale janë graduale dhe kohëgjata, por që sjellin shumë probleme, ndryshimi i tensionit gjatë ardhjes së ciklit ka të bëjë është kompleks dhe sigurisht që ndikojnë këto ndryshime, imbalanca hormonale me deficit të prodhimit të progesteronit dhe mbetje të pakundërshtuar të estrogjenit.

Është e këshillueshme, rregullimi i mënyrës së jetesës, dietë e pasur me vitamina, lëngje dhe aktivitet fizik, përdorimi i produkteve të sojës, si dhe marrja shtesë e magnezit. Nëse nuk qetësohet atëherë duhet bërë konsultë e përbashkët me mjekun gjinekolog dhe mjekut kardiolog për vendosjen e një terapie të përbashkët.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë