Të mirat e limonit dhe problemet e tensionit të gjakut

Limoni është një frut shumë kurativ i familjes së agrumeve, madje më i pëlqyeri ndër ta për vlerat e tij të shumëfishta. Rritet gjerësisht në zonat bregdetare.

Limoni preferohet mjaft në mjekësinë popullore ku i përdoren pothuajse të gjithë pjesët e tij përbërëse. Fruti i limonit është ilaçi më i mirë antiskorbik. Ai leng limoni 3është freskues dhe kuron me sukses të gjitha sëmundjet që shoqërohen me ethe, pasi ul temperaturën, kuron dhembjet e kokës, migrenën, gingivin, kalotat, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe atyre të rrugëve urinare, ekzemat, sëmundjen e majmërisë dhe atë të sheqerit, ndalon rrjedhjen e gjakut nga hunda etj.

Limoni i përzier me sheqer mbron shëndetin dhe stimulon oreksin dhe përdoret me sukses në eliminimin nga organizmi të kripërave të kristalizuara. Pirja e lëngut të tij parandalon vjelljen. Për qëllime mjekësore përdoren dhe lëvozhgat e frutit, të cilat qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore, thahen me kujdes në stufë në temperaturë 40 gradë C dhe përdoren për prodhimin e ujit të kolonjës. Gjithashtu kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit. Nga lulet përgatitet një reçel aromatik i cilësisë së mirë. Për të ruajtur farat e limonit për një kohë më të gjatë se gjashtë muaj është mirë të mblidhen limona ende jeshilë aty nga muaji nëntor-dhjetor dhe të mbahen në arka me rërë të imët, tallash etj.

Sëmundjet e tensionit të gjakut

Në mëngjes esëll konsumohet një gotë limonadë e përgatitur me lëngun e një kokrre limoni. Është mirë që gjatë ditës në vend të ujit të konsumohet vetëm limonadë në mënyrë që tensioni i gjakut të normalizohet

Postime të ngjashme

A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj