Sot rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme në Fier, 6 nxënës u ndien keq ndërkohë që po bënin mësim në kabinetin e laboratorit të shkollës.
Nxënësit kishin vështirësi në frymëmarrje dhe kollë. Ata u dërguan menjëherë për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal të Fierit dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal të Fierit.
Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.
Në një pronocim për gazetarët toksiokologu Lulzim Banushi u shpreh se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk dha arsye se nga çfarë kishte ardhur kjo gjendje e tyre.
“Janë paraqitur në urgjencën e spitalit tre fëmijë dhe sanitarja e shkollës. Aktualisht situatën e kemi nën kontroll, nuk duken shenja të rëndimit të shëndetit, nuk duken shenja se nga çfarë është shkaktuar. Por kryesorja është që gjëndja shëndetësore e nxënësve është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kemi më të dhëna,” tha mjeku.

