Ngjarja e rëndë në Fier, reagon Ministria e Shëndetësisë: Janë helmuar 42 nxënës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier.

Në deklaratën e dhënë, ministria ka konfirmuar zyrtarisht se janë se për të marrë trajtim në spitalin e fierit janë paraqitur 42 nxënës, 8 nga të cilët kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor.

Reagimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit.

Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor. /shëndet.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni