Mblidhet Task-Forca ndaj koronavirusit/ Kreu i OBSH-së në vendin tonë: Masat e marra janë shumë të mira

Task-Forca kundër koronavirusit është mbledhur pasditen e së hënës me kërkesën e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas dy rasteve të konfirmuara me virus në vendin tonë.

Gjatë mbledhjes kreu i OBSH-së në vendin tonë, Raul gonazles, vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare pas konfirmimit të rasteve me COVID-19.

“Masat e marra sot nga qeveria shqiptare janë shumë të mira dhe janë marrë në kohë për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo gjë nuk u realizua brenda ditës në Itali, duke humbur kohë për marrjen e masave që janë të efektshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, u shpreh Gonzales.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i dorëzoi drejtuesit të OBSH për Shqipërinë planin e veprimit për masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren për të adresuar këtë ngjarje të pazakontë të shëndetit publik.

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës u raportua nga Instituti i Shëndetit Publik për gjurmimin e kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe punën që po bëhet në terren për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjithashtu nga Spitali Infektiv, Najada Çomo raportoi se dy personat që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa komplikacione.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor raportoi se po monitorohet me rigorozitet respektimi i kushteve higjieno-sanitare.

Më herët, gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u bënë publike dhe urdhrat për menaxhimin e situatës që nga pezullimi i procesit mësimor në institucionet arsimore publike dhe jo publike, vetëkarantinimi i detyruar, anulimi i grumbullimeve masive, etj.

Burimi: TvKlan

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni