E vendos edhe vetë, Rama pranon që maskat e mjekëve janë të skaduara: Nuk ka nevojë për disa task-forca opozitare

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, pranoi se maskat kirurgjikale që janë shpërndarë në spitale për mjeket janë të skaduara, denoncim ky që u bë më parë nga Partia Demokratike.

Rama nënvizoi se duhet një task-forcë alternative dhe jo disa task forca siç po krijohen nga opozita.

“Duhet një task forcë alternative dhe jo disa task forca, opozite dixhitale, Çfarë mund të nxjerrim politikisht në kushtet e kësaj lufte, asgjë nuk mund të fitojmë.

Më erdhi shumë mirë kur kryetari i opozitës që ishte as më shumë e as më pak po fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit në të gjitha vendet që janë në luftë. Po sot gjithçka ndryshoi, duke nxitur panik përmes dezinformimit. Dhe një dezinformim kaq i pajustifikueshëm. Shqipëria është e vogël dhe nuk ka kaq shumë eksperetë të ndahen në disa task forca. Ka ekspertë kaq të shkëlqyeshëm. Duhet të bashkohen.

Nuk ka asnjë problem që të monitorohet situata. Por niveli i komunikimit, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit të njërës palë apo tjetër. Këtu jemi të kërcënuar nga një virus. Duhet të ketë nivel komunikimi për më mirë. Por jo zgjatim. Një degëzim, i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqeje.

Këto janë maskat që janë shpërndarë. Për të gjithë personelin shëndetësor, në qendra shendetësore që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në frontin e parë në perimetrin e luftës me të infektuar.

Këto janë maska të cilat kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga një fondacion i quajtur Bijtë e Shqipes. Janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet me natyre humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie. E cila mbas thirrjeve të përsëritura, nuk u paraqit për të paguar detyrimet e shtetit dhe për të tërhequr këto pako që janë prodhim amerikan.

Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skandenca e tyre do të implikonte përveç uljes së efiçencës së sallat kirurgjikale. Këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë. Nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri. Këto janë maska që përdoren gjerësisht pas datës së tyre të skadencës jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë, jo se janë të rrezikshme në sallë, por sepse nuk e kanë të gjithë efektshmërinë dhe me maska që e zëvendësojnë disa herë më mirë facoletat që vendos para fytyrës në kontaktin gjatë një gjendje të caktuar gripale. Asgjë tjetër as më shumë dhe as më pak.

Sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë, por për të luftuar si shqiptarë me shqiptarët kunder një armiku.”- u shpreh Rama.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni