Vetëkarantim i detyruar për çdo udhëtar që hyn në Shqipëri

Në një konferencë për shtyp, teksa deklaroi se shifra e të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, rikujtoi masat e duhura që duhen ndërmarrë për mospërhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Ndër të tjera, ajo theksoi nevojën e domosdoshme për vetëkarantinim të çdo udhëtari që hyn në Shqipëri.

“Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”, tha Rakacolli.

Ndërkohë për sa i përket kapaciteteve shëndetësore për të përballuar një fluks të mundshëm të prekurish, Rakacolli sqaroi se situata ishte e pritshme dhe se janë dhënë 400 mln lekë shtesë.

“Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Qëveria ka vënë në dispozicion 400 milionë lekë për koronavirusin.”

Gjithashtu njoftoi se ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar