E moshuara me koronavirus niset në Tiranë, ambulanca bën kthesën e papritur

Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në Durrës, ku një ambulancë e urgjencës kombëtare, ka marrë të moshuarën e prekur me koronavirus për ta sjellë në drejtim të Infektivit në Tiranë.

Por vetëm pak momente pasi kishte lënë oborrin e spitalit, e moshuara kthehet sërish në dhomë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me këtë rast, pasi gjendja e 73-vjeçares paraqitet e rënduar.

Sipas burimeve e moshuara nuk ka qenë në gjendje për ta përballuar udhëtimin.

Kujtojmë se e moshuara që ka rezultuar pozitive me COVID-19 ka pasur një historik udhëtimi me Italinë, dhe vuante dhe nga sëmundje shoqëruese siç ishte ajo e veshkave.

Si pasojë e qendrimit të saj prej 5 ditësh në spitalin e Durrësit, ku dhe është kuruar për pneumoni, dyshohet se të ketë të tjerë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa disa prej mjekëve të spitalit u është kërkuar që të vetëizolohen për disa ditë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni