Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në prononcimin e fundit për media, iu përgjigj dhe disa pyetjeve në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Lidhur me kushtet e mjekëve dhe riskun që mund të kenë ata në krye të detyrës ajo tha se janë marrë të gjitha masat që lidhen me mbrojtjen. Mundësia e infektimit të tyre sipas saj është pothuajse zero.
Një tjetër shqetësim i ngritur ishte ajo për çmimet e maskave dhe dizifektantëve. Rakacolli tha se nuk ka një ligj që detyron farmacitë apo i jep atribute Ministrisë të ndërhyrjë në treg dhe në çmime. Sipas saj këto i vendos kërkesë-oferta ndërkohë që theksoi se lidhur me këtë rast ka një hetim që po ndiqet nga Prokuroria dhe krimi ekonomik.
Pyetjes rreth përdorimit të dorezave nga Posta e cila po bën edhe shpërndarjen e pensioneve, zv.Ministrja ju pëgjigj se ka një urdhër që po zbatohet dhe që bën detyrues masat e mbrojtjes dhe se institucionet duhet të reflektojnë mbi këto kërkesa qoftë kjo edhe Posta në procesin e shpërndarjes së pensioneve.

