OBSH e shpall koronavirusin si pandemi, e shqetësuar nga përhapja alarmante dhe ashpërsia

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një konferencë për shtyp e ka shpallur si pandemi situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit, duke paralajmëruar që situata është e rëndë dhe numri i vdekjeve pritet të rritet.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, ne presim që të shohim rritje në numrit të vdekjeve nga COVID-19, po ashtu dhe të shteteve të prekura. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ndjekur me vëmendje këtë shpërthim dhe ne jemi të shqetësuar nga niveli alarmant i përhapjes dhe ashpërsia, si dhe nga niveli alarmues i mosveprimit.

Si rrjedhojë, ne kemi bërë vlerësimin që COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”- tha Tedros Adhanom Ghebreyesus i OBSH.

Çfarë është pandemia

Pandemia është një sëmundje që përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Një pandemi sipas fjalorëve epidemiologjikë është një epidemi që ndodh në gjithë botën në të njëjtën kohë apo në një zonë shumë të madhe gjeografike që tejkalon kufijtë ndëkrombëtarë dhe që zakonisht prek një numër të madh njerëzish. Një sëmundje pandemike është e ndryshme nga një shpërrthim sëmundjeje dhe termi më shumë i referohet sesa vende në botë po luftojnë me të në një nivel të lartë sëmundshmërie dhe nuk lidhet me seriozitetin e saj. Në 2009-n,  H1N1 u ciësua pandemi dhe 1 në 5 persona kaloi këtë sëmundje.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak