Shkon në 15 numri i të prekurve me koronavirus

Ka shkuar në 15 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, ndërsa një 73-vjeçare humbi jetën paraditen e sotme.

Në një dalje bashkë me kryeministrin, ministrja Manastirliu tha se në total janë testuar 238 raste.

 “Janë 238 raste të testuar dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste, nga të cilat 50 personel mjekësor ku kanë dalë rezultatet negative. Ndërsa nga rastet e tjera janë 34 raste të cilat 31 kanë dalë negative dhe 3 pozitive. Janë raste që lidhen me pacientin zero dhe janë futur në sistemin e vetëkarantinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja dhe edhe lajmin e mirë, se personeli mjekësor në spitalin e Durrësit kanë rezultuar negativ.

”Në kampionin e parë të testimeve që ne kemi realizuar në spitalin e Durrësit tek personeli mjek dhe infermier, dua të informoj se të gjitha testimet kanë rezultuar negativ. Pra mjekët dhe infermierët kanë punuar sipas të gjitha protokolleve. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave.”

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni