“Nuk do të ketë tolerancë”, Ardi Veliu tregon masat e ndërmarra: 5000 euro gjobë për personat që nuk vetëizolohen

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një deklaratë për mediat nga terreni, foli në lidhje me masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit në vendin tonë.

Veliu deklaroi se do të ketë gjobë deri në 5000 euro për qytetarët që nuk i binden urdhërit të policisë për tu vetëizoluar nëse kanë ardhur nga jashtë vendit.

“Do të ketë gjobë 5000 euro për qytetarët të cilët duhet të vetëkarantinohen dhe janë kontrolluar nga ana jonë të mos marrin kurojon të dalin në qytet sepse nuk do të ketë tolerancë.

Këto qytetarë evidentohen direkte përmes sistemit. Janë në një sistem duke punuar online. Nëse do të lëvizi në një qytet tjetër do të konrtollohet. Respektoni vetëkarantinimin.

Ka qenë 100, numri është diku tek 100 vetë të tjerë që janë konstuar, por nuk kemi raste të përsëritura. Të respektojnë thirrjet për vetëkarantinim sepse është një thirrje në interes të komunitetit.

Duke filluar nga nesër prej orës 6 të mëngjesit do të merren masat për transportin e qytetarit dhe të gjitha mjetet që përdoren për transport individual.”– u shpreh Veliu.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak