Konfirmohen dy raste me Koronavirus në Kosovë

Dy raste me koronavirus janë raportuar në Kosovë. Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.  Ata gjendet në Klinikën Infektive. Ai njoftoi se njëri rast është shtetase italiane 20 vjeçare, pacienti dytë 77-vjeçar kosovar. Edhe kryeministri Albin Kurti bëri thirrje të mos bëhet panik.

 

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeç kosovar.

Pas këtyre rasteve të para, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që qytetarët të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panik.

“I ftoj të gjithë qytetarët që nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në Ministrinë e Shëndetësisë në numrat të cilët janë publikuar. Ata qytetarë të cilët kanë problem me frymëmarrje, me temperaturë, me kollë preferohet të telefonojnë me numrat në dispozicion. Duhet të merrni masat parandaluese. Me  kujdes të shtuar do t’ia dalim në këtë betejë me juve është shteti dhe qeveria”.

Pas konfirmimit se Kosova tashmë ka dy raste që kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.

Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se mbledhja e Qeverisë do të nis në ora 19:00.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar