Gjendja shëndetësore e dy prej tre anëtarëve të një familje në Dërmenas të Fierit, të cilët prej ditesh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre, pasi janë të infektuar me koronavirus, është përkeqësuar.
Burime për bëjnë me dije se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulance drejt spitalit infektiv në Tiranë, ku do të marrin dhe mjekim më të specializuar.
Ndërsa, gruaja e infektuar vijon të qëndrojë në shtëpi, pasi gjendja e saj është stabilizuar.
Burimi: Abc.news

