Rama publikon fotot e trishta të kamionëve me viktima në Itali: Të shmangim katastrofën që po ndodh në Itali

Kryeministri Edi Rama publikon fotot e trishta nga Italia, ku shfaqet karvani i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi, ndërsa përmes tyre iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, se pse duhet të zbatojnë masat e marra nga qeveria.

Kreu i qeverisë thekson se ne duhet ta shmangin me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo të Italisë, duke shtuar se për këtë duhet luftuar sa nuk është vonë.

Mesazhi i Ramës:

? LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

? Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

? Në foton djathtas KARVANI I KAMIONËVE TË USHTRISË QË TRANSPORTONTE MBRËMË NGA BERGAMO DREJT 12 ZONAVE TË TJERA TË ITALISË, TRUPAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS, SEPSE KREMATORIUMI I ZONËS KA MBINGARKESË DHE NUK E PËRBALLON DOT NEVOJËN PËR DJEGIEN E KUFOMAVE???

? NE DUHET TA SHMANGIM ME ÇDO KUSHT DHE ÇMIM KATASTROFËN HUMANITARE QË PO NDODH NE BERGAMO DHE NË ZONAT E VERIUT TË ITALISË, KU SISTEMI EKSELENT SHËNDETËSOR RA NË GJUNJ, SEPSE NUK U MBROJT NGA MURI I MASAVE SHTRËNGUESE!

? DURIM, DURIM, DURIM! NUK DUHET TË NA NDODHË QË TA MËSOJMË SE ÇFARË TË GJEN NËSE NUK LUFTON SA S’ËSHTË VONË!

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar