U vetëkarantinuan pas kthimit nga Italia, në fund telefonuan 127: Detaje nga vatra më e re e koronavirusit në Shqipëri

Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja.

Sipas burimeve të Abcnews.al bëhet fjalë për një 80 vjeçar nga qyteti i Kavajës dhe një 41 vjeçar nga një fshat aty pranë.

Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë.

Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.

Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë.

ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar