Manastirliu: Çadra për triazhin mjekësor në QSUT dhe tek Trauma. Gati ardhja edhe e 54 respiratorëve të rinj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun tha se mbetet thelbësore ruajtja e stafit mjekësor dhe infermerior. Manastirliu bëri të ditur se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur tashmë ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.

“Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.

Gjatë komunikimit me publikun Manastirliu bëri të ditur se do të rritet numri i respiratorëve.

“Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar”, tha Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur edhe shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale.

“Me masat që kemi marrë kemi arritur të sigurojmë rritjen e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3, ndërkohë që planifikojmë krijimin e një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Sa i përket veshjeve speciale po rrisim në këtë javë me 10 mijë stokun e veshjeve dhe planifikojmë rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale”, bëri të ditur Manastirlu.

Ministrja e Shëndetësisë sqaroi gjithashtu se, sa i përket elementëve të tjerë doreza nitrili, syze mbrojtëse, helmeta mbrojtëse, dezinfektantë etj, po ashtu është siguruar stoku i nevojshëm për përballimin e kësaj situate dhe në vijim. Ndërkohë sa i përket maskave të thjeshta, kemi një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Duke u shprehur se po bëhet më e mira me kapacitet që ka vendi për t’u përballur me një virus i cili është shumë I rrezikshëm, Manastirliu ka përsëritur apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre, sidomos ata që janë të moshuar, me semundje kronike dhe më të pamundur.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni